Furkan Saliu: Ja çfarë deputetësh kishim

Gazetari Furkan Saliu ne rrjetin e tij social shkruan:

Ta shohim çfarë oferte ka #Alternativa dhe #Aleanca dhe #Besa me #LSDM-në… Nëse vazhdojnë me avazin e vjetër, me fytyra të vjetra, me persona që i kanë ndërruar nga 20 parti e funksione, nuk do t’ju mbetet qytetarëve shqiptar gjë tjetër përpos të qëndrojnë në shtëpi me 12 prill.

Reklame

Kuvendit i duhet një energji e re… Vetëm shihni përbërjen e fundit

Ali #Ahmeti – I zënë me partinë, pothuajse nuk është parë në Kuvend ,Artan #Grubi – I zënë me politika të mëdha, ka harruar se cila zonë e ka votuar për deputet ,Branko #Manoillovski – I lodhur, i moshuar, nuk mund ti përgjigjet kërkesave të funksionit
Xhevat #Ademi – Posti i deputetit i është bërë rutinë, dy-tre fjalime, katër-pesë akuza dhe aq ,Talat #Xhaferi – Arrogancë e tepruar, efekti minimal ,Rexhail #Ismaili – Dy mandate, nuk arriti të lë gjurmë ,Mirsada #Emini dhe Shpresa #Hadri – Makina votuese
Ziadin #Sela – I zënë me punët e partisë ,Arta #Toçi – Më mirë t’ia kishte lënë mandatin Vesel Memedit ,Syria #Rashidi – Opozitari i vetmuar së bashku me Fadil Zendelin ,Afrim #Gashi – I zënë me punët e partisë, Nexhbedin #Karemani – I zënë me betejën brenda-partiake mes Besës dhe Alternativës

Rexhep #Memedi – Shumë i qetë, qetësia nuk është karakteristikë e zonës që e votoi ,Teuta #Bilalli – A e din dikush si doket deputetja e nderuar? ,Fadil #Zendeli – Opozitar i vetmuar së bashku me Syria Rashidin ,Menduh #Thaçi – I zënë me punët e partisë
Merale #Ferati – Duhet ti kthejë rrogat që i ka marrë nga tatimi i qytetarëve ,Gjylimsere #Kasapi – Zoti na rujt
Muhamed #Zekiri – I zënë me BDI-në ,Agim #Murtezani – Pyesni banorët e Velesit