Fury kampion i ri, Wilder i rezistoi vetëm 7 runde (video)

Tashmë ka vetëm një bo ksier të pamposhtur në kategorinë e peshave të rënda dhe emri i tij është Tyson Fury.

Bo ksieri britanik ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm në rrugëtimin e tij drejt majës duke u shpallur kampion i botës në divizionin WBC.

Reklame

Këtë titull ia rrëmbeu atij që njihet si Bomberi i Bronztë dhe ishte i pamposhtur deri më tani, Deontay Wilder, të cilin e nënshtroi në përballjen e tyre të dytë që u zhvillua në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit të shtunën mbrëma (mëngjesin e të dielës me kohën tonë).

Britaniku e dominoi meçin kundër amerikanit që nga fillimi dhe në raundin e shtatë e fitoi duelin me nokaut teknik, pasi gjyqtari e ndërpreu duelin, duke qenë se ekipi i Wilderit e hodhi peshqirin. /telegrafi/