Fushatë përmbyllëse e PDSH-së në Kumanovë

131
#

Partia Demokratike Shqiptare sot në Kumanovë mbajti fushatën e saj përmbyllëse për përkrahjen e referendumit të 30 Shtatorit, me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE!”.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi potencoi se është përgjegjësia jonë si qytetarë dhe shqiptarë që në referendum ta vulosim përcaktimin tonë pro-perëndimor.

“Tridhjetë shtatori është data kur shqiptarët duhet ta dëshmojnë këtë përcaktim në vepër, sepse aty vendoset e ardhmja e familjeve tona. Integrimi në strukturat euro-atlantike forcon paqen dhe stabilitetin, zhvillon demokracinë si dhe hap mundësitë për një zhvillim të vërtet ekonomik në tërë rajonin”, theksoi Thaçi.

Në fjalën përmbyllëse lideri Thaci bëri thirrje që më 30 shtator të dilet dhe masovikisht të votohet PËR NATO dhe BE!.