Futbolli i femrave më i shikuar se ai i meshkujve!?

51

Ndeshja ndërmjet Atletik Bilbaos dhe Atletiko Madridit në konkurencën e femrave ka shënuar një rekord historik në futbollin botëror, teksa ka mbledhur jo më pak se 48.121 tifozë.

30 janari i vitit 2019 do të shënohet në histori të futbollit femëror, për shkak të një numri më të madh tifozësh në një ndeshje ku femrat luajnë futboll.

Dueli i “Kupës së Mbretëreshës” ka mbledhur një numër më të madh tifozësh se dueli i fundjavës i zhvilluar në “San Mames” ndërmjet Atletik Bilbaos dhe Real Betis (1-0) në konkurencën e meshkujve.

Si për ti shpaguar biletat e tifozëve të pranishëm në këtë përballje u realizuan plot pesët gola. Vashat e Atletiko Madrid triumfuan 2-3 ndaj atyre të Athletik Bilbaos.(Sheshi)