Futbollistët shqiptar të Maqedonis e festuan me valle golin e Bardhit ndaj Sllovenis (VIDEO)

113

Dikur me “si Bugati” dhe tashmë me valle shqiptare, Maqedonia nuk duhet të ankohet për identitetin e saj, pasi është pjesë e patjetërsueshme e Ballkanit ku jetojn shqiptarë.

Në mbrëmjen e së dielës, Maqedonia barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Sllovenisë.

Goli do të vinte sërish nga shqiptarët, teksa pas një aksioni të nisur nga Alioski, do të ishte Bardhi që do të gjente rrjetën.

Por kush ishte momenti më i bukur? Festimi i golit!

 

Tre lojtarët shqiptare, Alisoki, Bardhi dhe Egzon Bejtulai nisën të interpretonin pak nga një valle shqiptare pasi i shënuan Sllovenisë.

Faktikisht kjo nuk është hera e parë, pasi vetëm pak muaj më parë, Alioski dhe Bardhi do të festonin me lëvizjet e këngës “si Bugati” pasi realizuan për Maqedoninë.