Futbollisti maqedonas që do të shkojë në kurs për të mësuar gjuhën shqipe!

Advertisment

Futbollisti maqedonas, Borçe Manevski mendon për të ardhmen: Do të shkojë në kurs për të mësuar gjuhën shqipe, do të më ndihmonte pas përfundimit të karrierës!

Borçe Manevski mendon për të ardhmen. Sulmuesi me përvojë i skuadrës së Pelisterit nga Manastiri e ka në plan që pas përfundimit të karrierës së tij prej futbollisti të ndjek kursin për mësimin e gjuhës shqipe. Në një bisedë për News-Tv, Manevski ka thënë se në karrierën e tij ka shumë shokë futbollistë shqiptarë, që kur luante për Milanon në Kumanovë dhe së fundmi, duke luajtur edhe për Ballkanin e Suharekës në Superligën e Kosovës.

Reklame

35-vjecari tha se gjuha shqipe do t’i ndihmonte atij pas përfundimit të karrierës, ku do të vazhdonte si trajner ose menaxher futbolli.

“Të jem i sinqertë në karrierën time kam shumë shokë futbollistë shqiptarë, duke filluar që kur kam luajtur në Milano të Kumanovës, ndërsa në veçanti tani kur isha në Kosovë ku kam krijuar miqësi miqësi të shumta dhe mund të them se termat e futbollit i kam mësuar, por edhe kur bisedojmë gjatë kohës kur pijmë kafe unë e kuptojë cka flasin, jam munduar të mësojë, pasi në Prishtinë nuk e zotëronin të gjithë gjuhën maqedonishte. Në plan e kam të shkoj në kurs dhe mendoj se lehtë do ta përvetësojë gjuhën shqipe, sic thash kam shumë miq dhe lojtarë me të cilët edhe sot e kësaj dite mbajë kontakte.

Përveç asaj gjuha shqipe do të më duhej pas përfundimit të karrierës të vazhdoj me futboll si trajner ose menaxher, gjithësesi do të më ndihmonte”, deklaroi Manevski.

“Kam kalur shumë mirë, kam dhënë gola shumë të rëndësishëm për Ballkanin dhe kam krijuar miq të shumtë, ndërsa një prej tyre është bosi më i madh i futbollit, zotëri Arsim Kabashi, për të cilët së shpejti do të dëgjohet edhe në rajon”, përfundoi Borce Manevski, sulmues i Pelisterit nga Manastiri.