Futbollisti turk humb jetën në një ak sident trafiku

Futbollisti i Konyasporit, Ahmet Çalık ka humbur jetën në një aksident trafiku.

Mediat turke raportojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 (me kohën lokale) në lagjen Hacılar të rrethit Gölbaşı.

Automjeti i përdorur nga futbollisti Ahmet Çalik , i cili u transferua në Konyaspor nga Galatasaray , doli jashtë kontrollit në rrugën Ankara-Niğde dhe u përmbys në një stof.

Gjatë kontrollit të kryer nga mjekët, u konstatua se Ahmet Çalik, i cili ndodhej i vetëm në automjet, ka ndërruar jetë. Për aksidentin ka nisur hetimi.