Futbollisti shqiptar përkrah Messit, pritet debutimi i tij nesër me Barçën

Advertisment

Sulmuesi shqiptar, Rei Manaj është grumbulluar me ekipin e parë të Barcelonës.

Ëndrra e futbollistit është bërë realitet që në javën e parë, shkruan Periskopi.

Reklame

Sulmuesi nga Lushnja, do të jetë i gatshëm për trajnerin Quique Setien, në sfidën e nesërme ndaj Leganes, e vlefshme për Copa del Rey. Gjatë seancës stërvitore, Manaj është parë në krah të futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messi. Trajneri i Barcelonës, mesa duket ka vendosur që në përballjen ndaj Leganesit, të hedhë në fushë shumë lojtarë të rinj

Manaj nuk është i vetmi lojtar i ri i grumbulluar nga trajneri Setien, teksa së bashku me të janë thirrur në ekipin e parë edhe Pena, Kolado, Puig dhe Ansu Fati. Gjithashtu me grupin u stërvit edhe Vague.