Gabimet me veturën tuaj që do të ju KUSHTOJNË shumë (VIDEO)

1.Gabimet më të zakonshme që shkatërrojnë veturën tuaj

Të jesh pronar i veturës nuk është e lehtë. Ju duhet ta trajtoni me përgjegjësi, në mënyrë që ëndrra të
mos kthehet në një makth.

Reklame

Shumë shoferë me vetëdije ose pa dije bëjnë gabime në lidhje me veturën e tyre.
Atëherë ju duhet të nxirrni më shumë para nga portofoli juaj, sepse çdo neglizhencë paguhet dy herë
në fund, transmeton Telegrafi.

1. Injorimi i llambës së motorit
Llamba e motorit kur ndizet nuk është se ajo ndizet aksidentalisht në panelin e instrumenteve, ose
është një gabim i përkohshëm dhe i padëmshëm.

Sa herë që aktivizohet, është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje e veçantë, sepse injorimi i këtij
paralajmërimi mund të rezultojë në riparime të shtrenjta.

2. Ndryshimet e parregullta të vajit dhe filtrit
Vaji i motorit është po aq i rëndësishëm sa gjaku për trupin e njeriut. Është thelbësore për
funksionimin e duhur dhe nuk është aspak e këshillueshme të tejkaloni intervalin e përcaktuar nga
fabrika për zëvendësimin e tij.

Shumë njerëz mendojnë se e vetmja gjë që ka rëndësi është që të ketë vaj të mjaftueshëm, pa marrë
parasysh se vetitë e vajit bien me kalimin e kohës.
Zëvendësimi i filtrit është po aq i rëndësishëm, sepse parandalon që papastërtia të depërtojë në
pjesët vitale të motorit.

3. Neglizhoni gjendjen e gomës
Është gjithmonë e rëndësishme të mbani në mend se vetura është në kontakt me tokën në një
sipërfaqe prej më pak se katër centimetra.
Siguria e vozitjes kryesisht varet nga gjendja e gomave tuaja, dhe gjendja e gomave lidhet
drejtpërdrejt me moshën, thellësinë e shkeljes dhe presionin e përcaktuar.

4. Higjiena e dobët e veturave
Që në moshë të hershme, na mësohet se pastërtia është gjysma e shëndetit. E njëjta gjë vlen edhe
për makinën.

5. Ju jeni një shofer i pakujdesshëm
Pavarësisht nga kushtet e vozitjes në rrugë, vetura gjithmonë duhet të trajtohet me kujdes dhe
respekt.

Të gjitha lëvizjet e papritura, frenimi i panevojshëm dhe me vrull, mos ndalja e veturës te gungat e
shumë gjëra të tjera e dëmtojnë veturën tuaj.
Një shofer i pakujdesshëm me një qasje të tillë shkakton dëmtime të përhershme në veturës.