Gafa e agjentit, PSG e telefonon për Dembelen, zbulohet gjithçka

Ousmane Dembele mund të përfundojë në Parc des Princes.

Ka kohë që Paris Saint Germain ka shprehur interesim për sulmuesin francez, dhe tani dëshira mund të bëhet realitet, raporton Gazeta Express.

Reklame

Moussa Sissoko, agjenti i Dembeles, me të arritur në Barcelonë, pranoi një telefonatë nga Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së.

Ai nuk e shikoi kush po e thërriste, shkaku i gazetarëve dhe kamerave që po e prisnin, por ato e kapën shah-mat.

Ai me apo pa dashje, nuk arriti ta fsheh atë, që nxiti tani spekulimet se po e telefononte për Dembelen.

Dembele ka gjasa të largohet këto ditë nga Barcelona për shkak se nuk po rinovon me klubin dhe përveç PSG-së, raportohet se interesohet seriozisht edhe Chelsea. /Gazeta Express/