Gafurr Adili thirrje për unifikim, kërkon federalizim sipas modelit belg

Advertisment

Veprimtari i njohur kërçovar, Gafurr Adili përmes një postimi në facebook ka komentuar zhvillimet aktuale, duke theksuar se partitë shqiptare duhet të bëhen bashkë dhe të kërkojnë avancimin e pozitës së tyre përmes federalizimit sipas modelit belg, përcjell INA.

Ja çfarë shkruan Adili:

Reklame

Bëhuni bashkë! Jo për “kryeministrin e parë shqiptar”; sepse, edhe “kryeministri i parë shqiptar” (Naser Ziberi), ashtu si ish Kryetari i ish RSFJ-së (Sinan Hasani) apo si Kryetari i Parlamentit të RMV-së (Talat Xhaferri), do të duhet të zbatojë Kushtetutën dhe ligjet diskriminuese ndaj shqiptarëve.

Por, bëhuni bashkë për ta federalizuar RMV-në, sipas modelit të Belgjikës, në Preambulë e Kushtetutës së cilës shkruan: “Belgjika është shtet i flamanëve dhe valonëve”.

Bëhuni bashkë dhe këmbëngulni që, edhe në Kushtetutën e RMV-së të shkruhet:
“Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i maqedonëve dhe shqiptarëve”.

Vetëm kështu, duke qenë të barabartë në Preambulën e Kushtetutës së RMV-së, shqiptarët do të munden të jenë të barabartë me maqedonët; sepse, nga këtu (nga Preambula e Kushtetutës së RMV-së) burojnë të gjitha kapitujt e Kushtetutës së RMV-së (vetëkuptohet edhe ligjet e RMV-së), mbi zyrtarizimin e gjuhës shqipe, mbi përdorimin e simboleve kombëtare, mbi ndarjen e të gjitha investimeve dhe të buxhetit në mënyrë të barabartë, mbi ndarjen e pushteteve, edhe të kryeministrit shqiptar.

“Demi nuk kapet për bishti, por demi kapet për brinjësh”, thotë fjala e urtë popullore;
prandej, bëhuni bashkë!”, ka shkruar Adili. (INA)