Galatasaray në sulm për Shaqirin

Advertisment

Ekipi turk i Galatasarayit nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Xherdan Shaqiri. Mungesa e tij në ndeshjet e këtij sezoni me Liverpoolin mund ta favorizojë klubin nga Stambolli.

Xherdan Shaqiri nuk po gjen assesi hapësira në fanellën e Liverpoolit. Prandaj, futbollisti kosovar mund të largohet nga kampioni evropian dhe botëror gjatë verës që vjen. Përfaqësuesin kosovar qe një kohë të gjatë e pëlqen Galatasaray. Dhe, mediat turke shkruajnë se gjiganti nga Stambolli e ka rikthyer interesimin për 28 vjeçarin.

Reklame

Galatasaray synon të jetë sa më i suksesshëm këtë sezon në Superligën turke dhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Me këtë rast, klubi më i madh turk do ta kishte mundësinë ta bindte më lehtë ish-futbollistin e Baselit, Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt që të zbarkojë në kryeqytetin turk, shkruan e përditshmja turke “Sabah”.

Shaqiri e ka realizuar vetëm një gol këtë sezon me Liverpoolin, me të cilin i ka zhvilluar 6 ndeshje. Ai ka kontratë me “Reds’ deri në vitin 2023, por mund të largohet nga “Anfield Road” në fund të sezonit.