Gara e fundit pas përgjimeve të liderëve?

Valon Bela

Gara e fundit ?

Reklame

Me të dalur përgjimet e liderëve, votuesi shqiptar pësoi thyerje të rëndë. Zhgënjimi ishte shumë i madh. Krejt kjo nga shkaku se votuesi shqiptar kishte ndërtuar një fotografi të fuqishme për liderin e tij, e që tanimë (me përgjimet) doli se ishte një mashtrim, trillim dhe ofendim i rëndë edhe për vet karakterin e tij. Një lider që shfaqej i butë, modest dhe falës, (nga përgjimet) doli të jetë hakmarrës, urrejtës patologjik dhe krejtësisht i pamoralshëm. E ku ka më keq se kaq?! Në përgjime dëgjohej lideri empatik i deridjeshëm se si shanë e tallet me besimin islam dhe jo vetëm. Ai dëgjohet duke u sharë nënat shqiptarëve madje jo vetëm njëherë. Kur ai arrin kulmin e tërbimit, shqiptarëve u shanë 700 mijë nana. Një pasqyrë e tmerrshme për një lider që konsiderohej si popullor, gojëmbël dhe falës.

Prandaj, jeta dhe politika njeh edhe të atillë që i futen garës së fundit për t’u poshtëruar dhe duke tentuar të kontrollojnë fatet e atyre që pretendojnë t’i udhëheqin, s’mund të kontrollojnë as të vetin. Dhe ai që mund të ishte hero i historisë së re, bie përtokë si humbës i pavlerë. Sidomos kur atë e tradhëtojnë edhe njerëzit e tij më të fuqishëm nga thyerja që u është bërë nga të sharat e ofendimet e dëgjuara ..