Garazhisti tetovar po përfiton zemrat e klientëve me punën shembullore

96
#

Sikurse edhe shumë bashkatdhetarë të tjerë, edhe Garip Iljazi nga Tetova e ka provuar fatin e vet në mërgim, duke u vendosur në Zvicër. Tash e disa vite, ai është shndërruar në medikament të vërtetë për bashkatdhetarët tanë në rrethinën e Burgdorfit dhe më gjerë.

“Miridta”, “Bongiorno”, “Guten Tag”, “Bonjour”, “Selam Alejkum”, “Merhaba” etj. dëgjohen përshëndetjet në garazhin e tij bashkëkohor “Le Garage”, që e ka hapur para disa kohësh në Utzenstorf, në afërsi të Burgdorfit, njofton Shtegu.com.

Janë këto përshëndetjet nga shumë gjuhë të huaja botërore të cilat i drejtohen mekanikut tashmë me përvojë të madhe, i cili në asnjë moment nuk përton t`i afrohet klientit të vet, duke i ofruar ndihmën e duhur. “I saktë, i përpiktë dhe shumë modest. Edhe po që se pjesa e veturës kushton më shtrenjtë se sa është paraparë, ai ta kthen mbetjen e të hollave, është shumë korrekt dhe i shpejtë”, rrëfen një klient që ndodhi në garazh, duke vazhduar se Garipin nuk e ndërron me asnjë mekanik tjetër.

Ndërsa, Garipi vazhdon punën me një frymëzim të pashoq, me pak fjalë dhe me kujdes të veçantë për klientët.