Garë e madhe se kush do jetë pas Selës në listën për deputet

Në degën e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë po bëhet lobim i madh nëpër nëndegë se kush do ketë më shumë përkrahje për tu kandiduar në listën e koalicionit ASH-AAA për njësinë zgjedhore 6.

Me shumë mundësi, numri 2 në këtë listë do jetë i ndarë për kandidaturën e Tetovës dhe tash më po bëhen lobime të mëdha nëpër çdo aktivistë dhe nëndegë që të përkrahet njëra ose tjetra kandidaturë.

Reklame

Gara po zhvillohet ndërmjet nënkryetarit të ASH Vullnet Feratit, kryetarit të degës Altrim Mamutit dhe zëdhënësit të ASH-së Flakron Bexhetit.

Por në garë mund te jetë edhe Ilire Dauti nëse degës së Tetovës i ndahet numri 3 në listën e koalicionit ASH-AAA në njësinë zgjedhore gjashtë.

Përndryshe ASH ka paralajmëruar se më së voni deri me 11 mars do të bëhet e ditur lista e kandidaturave për deputet. /tetova1/