Garë etnike në Bërvenicë, Mickoski në shtabin e VMRO-së

Kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski ka qëndruar sot në komunën e Bërvenicës ku e ka pritur kandidatin për kryetar komune nga radhët e VMRO-së Jovica Ilievski.

Siç duket edhe këtë radhë në komunën e Bërvenicës do të zhvillohet një garë etnike sepse në garë janë kandidati shqiptar z.Enver Pajaziti dhe kandidati i VMRO-së.

Ndërkaq edhe në mesin e banorëve shqiptar të Bërvenicës vërehet një mobilizim, ku deri më tani të gjitha partitë politike shqiptare janë deklaruar për mbështetje të kandidatit shqiptar z.Enver Pajaziti./TS