Gashi: Bashkë me Aleancën, BDl në do ta fitojmë 1 milion % (VIDEO)

Advertisment

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi është i bindur se bashkë me Aleancën për Shqiptarët do të fitojnë BDI-në në zgjedhjet e 12 prillit.

Ai nuk tregon se sa deputet mendon se do të marrin, por thotë se do të avansojnë në krahasim me BDI-në.

Reklame

“E ndjej se ndryshimi do të vijë” thotë Gashi për Gazetën Express. “Jam i bindur se BDI-në do ta fitojmë 1 milion për qind, koalicioni me Aleancën është koalicioni fitues në Maqedoni. Nuk dua të flas me numër të votave dhe deputetëve por besoni që 5 vite jam në terren, nuk ka vendëbanim shqiptar që nuk e njoh dhe që nuk kam takuar njerëz nga vendbanime të ndryshme. Si asnjëherë më parë kërkohet një formulë e tillë që të bëhet një ndryshim. E ndjej se ndryshimi do të vijë” tha Gashi në një intervistë për Gazetën Express.