Gashi dhe Zejdi bartës të listës në njësinë një dhe dy zgjedhore

????????????????????????????????????

Skender Rexhepi Zejdi, sekretari gjeneral i Alternativës do të jetë bartës i listës në njësinë e parë zgjedhore për koalicionin AAA ASH.

Kurse në zonën e dytë zgjedhore bartës i listës do të jetë kreu i Alternativës, Afrim Gashi. Këtë të fundit e kumtoi edhe kreu i ASH-së Zijadin Sela pas mbledhjes së kryesisë Qendrore të ASHsë në Gostivar.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Në mënyrë simbolike në listë është përfshirë edhe Zekirija Ibrahimi, i cili është rënditur i 20 ti në listë në zonën zgjedhore numër 2.

Nga ana tjetër, në zonën e gjashtë zgjedhore tashmë e konfirmuar është se koalicioni do të kandidojë kreun e ASH-së, Zijadin Sela.

Ndryshe, koalicioni AA ASH pritet që listat e kandidatëve në KSHZ t’i dorëzojë nesër /TV21/