Gashi: Hapeni sa më shpejt kufirin në mes Maqedonisë dhe Kosovës

Advertisment

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook ka reaguar kundrejt autoriteteve të Maqedonisë së Veriut se është shumë e pakuptimtë të jetë i mbyllur kufiri mes Kosovës kur numri i të infektuarve në vendin tonë është shumë më i lartë se ai në Kosovë.

Statusi i plotë i Afrim Gashit
“Në kohën kur Maqedonia e Veriut e ka kufirin e hapur me Republikën e Shqipërisë dhe kur numri i të infektuarve është shumë më i lartë në vendin tonë se në Kosovë, është krejt i pakuptimtë që kufiri me Republikën e Kosovës vazhdon të jetë i mbyllur.

Reklame

Kjo, përveçse e ka dëmtuar zhvillimin e bizneseve, për ne lexohet edhe si tendencioze, aq më shumë kur dihet se shqiptarët e vendit tonë dhe shqiptarët e Kosovës kanë aq shumë lidhje familjare dhe të tjera, që tashmë pengohen në emër të pandemisë.

Prandaj, HAPENI SA MË SHPEJT KUFIRIN MAQEDONI E VERIUT – KOSOVË”,-shkruan Gashi.