Gashi: Jemi të gatshëm të hyjmë në qeveri (VIDEO)

Advertisment

Rezultati i ngushtë mes partive politike në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut si duket do të vështirësojë kombinatorikat e partisë parë fituese në Maqedoni. Edhe pse kryetari i LSDM-së Zoran Zaev pezulloi të gjitha aktivitete politike dhe se bisedimet për formimin e qeverisë së re sipas tij nuk do të zhvillohen para 2 gushtit. Mirëpo në opinion fliten kombinatorikat për përbërjen e re qeveritare.

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi në një deklaratë për Klan Kosova thotë se jemi të gatshëm të hyjmë ne qeveri por jo me çdo çmim. ”Ne mendojmë se nëse prej neve varet stabiliteti i qeverise, ne do hynim por varet kushtet cilat do të jenë.

Reklame

0A do të realizohet platforma jonë dhe të shohim çfarë formati mund të jetë ajo qeverisje” ka deklaruar Gashi në një prononcim për Klan Kosova. Gashi ka theksuar se partia e tij nuk dëshiron të jetë pjesë e qeverisë së re me çdo çmim, vetëm sa për ta ndihmuar një parti për qëllimet e veta.

 

 

AFRIM GASHI: JEMI TË GATSHËM TË HYJMË NË QEVERI POR JO SI KUKULLA !

AFRIM GASHI: JEMI TË GATSHËM TË HYJMË NË QEVERI POR JO SI KUKULLA!

Gepostet von Everyday North Macedonia am Sonntag, 19. Juli 2020