Gashi: Përfshirja në Qeveri është gjëja më e paktë që mund ta bëjmë ne për Shqipërinë

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi sot ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Në publikimin në facebook Gashi shkruan:

Sot kisha kënaqësi që, i shoqëruar nga nënkryetari Hysni Ismaili, ta takoj në Tiranë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama.

Reklame

Duke biseduar për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për rëndësinë e madhe që ka hapja e negociatave për aderim në BE për Maqedoninë e Veriut, ngase nga kjo varet edhe fillimi i negociatave për Shqipërinë,

theksova se nëse hapja e negociatave për Shqipërinë vetëm pak varet nga vendimi i Alternativës për t’u përfshirë në qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut, kjo për shkak të ndërlidhjes mes këtyre dy shteteve në rrugën euro-integruese, kjo është gjëja më e paktë që mund ta bëjmë ne për Shqipërinë. /tetova1/