Gashi, që nga fillimi i bisedimeve kemi qenë kundër koalicionit trepalësh

Advertisment

Koalicioni trepalësh nuk u jetësua. Ndërsa për këtë gjë kreu i Alternativës, Afrim Gashi thotë se ka qenë kundër që nga fillimi pasi që sipas tij, kjo do të ishte formulë e gabuar për të fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare tek votuesit shqiptarë.

“Ne kemi pasur dy dilema, a ta zgjedhim konceptin e sinergjisë apo konceptim e aritmetikës.

Reklame

Që nënkupton se koncepti i aritmetikës, sa më shumë parti dhe sa më shumë vota, ndërsa koncepti i sinergjisë është që të gjejmë formulën komplemtare që me më pak subjekte do të arrijmë më shumë efekt.

Ne kur kemi hyrë në negociata me Aleancën për Shqiptarët e kemi pasur këtë formulë sinergjike e cila do ta sjellë ndryshimin dhe fitoren me 12 prill dhe jo të mundohemi duke i improvizuar apo vetëm duke e rritur numrin e partive, e t’i bëjmë dëm vetëvetës dhe të mos e sjellim ndryshimin e shumëpritur në Maqedoni”, tha Afrim Gashi në një intervistë për T7.