Gashi: “Rasti Kumanova” s’ka dilemë që ka konotacion politik – duhet të ketë rigjykim

Advertisment

Avokati Tomë Gashi ka thënë se partitë politike shqiptare që janë dhe kanë qenë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut kanë bërë pak që rasti i njohur si “Rasti i Kumanovës” të kthehet në rigjykim.

“Sigurisht që nuk ka dilema që ky gjykim nga dita e parë ka konotacion politik. Nuk po e zbulojmë tani. Besoj që sa jemi të informuar ka pasë një tentativë të Qeverisë së Kosovës që të bëjë presion miqësor te Republika e Maqedonisë së Veriut që rasti të kthehet nga fillimi në rigjykim dhe që të ketë një gjykim ndërkombëtar”.

Reklame

“Ky gjykim është skandaloz, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur dhe cilat ishin arsyet e grumbullimit të ish pjesëtarëve të UÇK dhe pse ndodhi “Rasti i Kumanovës””, ka thënë Gashi.

“Është e qartë se ka pasë variante te ndryshme dhe deklarime të ndryshme të aktorëve kryesorë. Duhet në historinë e kombit një dëshmi se çfarë ndodhi në Kumanovë. Gjithmonë kemi pasë parti shqiptare në pushtet në Maqedoninë e Veriut dhe nuk është bërë e mjaftueshme që ky rast të kthehet në pikën 0. Duhet të kërkohet drejtësi për këta qytetarë”.

Gashi ka thënë se edhe pala maqedonase mund të ketë probleme nëse drejtësia nuk shkon në vend.