Gashi tregon nëse ‘Alternativa’ ka apo jo lidhje me Iranin (VIDEO)

Advertisment

Në një intervistë eksluzive për Gazetën Express, kryetari i Alternativës Afrim Gashi mohon që partia e tij politike të ketë lidhje me shtetin e Iranit.

Gashi tha se akuzat e bëra para zgjedhjeve janë të pabaza dhe se të njëjtat bëhen tani para zgjedhjeve për fitimin e poenëve politik nga oponentët e tij.

Reklame

“Zakonisht prej se kemi dalur në skenë me të gjitha shtet e lindjes që ekzistojnë në hartën gjeografike kanë filluar që të na lidhin, kanë mbetur edhe disa pa i përmend, kështu që besoj që shumë shpejtë pas këtyre zgjedhjeve nuk do të ketë më shtete me të cilat do të na lidhin dhe mendoj që ndoshta vetë kjo përmendje e shumë shteteve e ka denigruar totalisht akuzën në vetëvete. Fakti që afrohen zgjedhjet kundërshtarët tonë politik për fat të keqe po mundohen me forma të tilla të na denigrojnë apo të na ulin vlerën, mendoj se nuk është formë e mirë e komunikimit edhe mes neve por edhe në raport me votuesit që të diskutojmë për këtë çështje”, tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.