Gati për fluturim droni Covid që gjurmon njerëzit me temperaturë dhe kollë

Advertisment

Teksa dronët në Shqipëri përdoren për të monitoruar sa respektohen masat e vendosura nga qeveria, në Connecticut është duke u testuar, i ashtuquajturi “droni i pandemisë”.

Paisja fluturuese mund të monitorojë dhe zbulojë personat me probleme në rrugët e frymëmarrjes, që ecin në zonat publike.

Reklame

Këta dronë mund të masin temperaturën e njerëzve nga një lartësi rreth 60 metra dhe kanë aftësi të gjurmojnë kollën, rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen duke përdorur sensorët dhe pamje kompjuterike.

Policia deklaroi se po punon për këtë projekt me kompaninë kanadeze Draganfly, e cila e prezantoi projektin e saj në muajin Mars.

Sidoqoftë, projekti ka marrë që tani kritikat e para, pasi mendohet se nuk respekton privatësinë dhe dinjitetin e njerëzve duke i ekspozuar ata publikisht. /Opinion.al