Gati për lu ftë: Anije lu ftarake turke futen në ujërat greke, Athina njofton NATO-n dhe BE, futet në lojë edhe SHBA

Advertisment

Përshkallëzimi i tensionit greko-turk hyn në një faze të re pasi pasditen e së hënës anija sizmografike turke Oruc Reis ka hyrë në skajin lindor të raftit kontinental grek duke ardhur nga rafti kontinental Qipriot.

Sipas mediave greke ajo shoqërohet me katër anije lu ftarake turke. Përballë saj kanë shkuar menjëherë tre lu ftanije greke ,ndërsa një pjesë tjetër e Flotës detare të Greqisë është përhapur në këtë rajon detar.

Reklame

Vihet re se transmetuesi i anijes sizmografike turke vazhdon të jetë i mbyllur që 24 ore me pare, siç është regjistruar në sistemin e zbulimit “marinetraffic”.

Theksohet se vërtetë që anija turke Oruc Reis ka hedhur në det kabllot përkatese të kërkimeve, por ky kerkim në këto kushte kur ajo ështeë e rrethuar me disa anije luf tarake nuk mund të kryhet për shkak të zhurmes. Gjithashtu burime nga ministria e Mbrojtjes së Greqisë bëjnë me dije se anijet e Flotes Detare greke që ndjekin nga afer këtë zhvillim u bëjnë thirrje çdo 15 minuta anijeve turke duke u kërkuar të largohen, duke u shpjeguar se ndodhen ne territorin grek .

Zhvillimit të fundit i ka paraprire e ashtuquajtura lu fta e Navtex-eve pasi menjëhere sapo Athina ka bllokuar një zonë detare brenda raftit të saj kontinental ,Ankaraja është përgjigjur me të njëjtën mënyrë në të njëjten zonë duke sjellë tensionin mes tyre në nivelin më të lartë përsëri brënda disa javëve.

Ministria e Jashtme greke ka reaguar menjëherë me një deklaratë të ashpër duke theksuar se Greqia nuk do të pranojë asnjë sha ntazh, do të mbrojë të drejtat e saj sovrane dhe i bën thirrje Turqisë t’u japë f und menjëherë veprimeve t e saj të paligjshme që dë mtojnë paqen dhe sigurinë në rajon.

Gjithashtu ministri i Jashtem Dhendias ka urdhëruar ambasaden greke në Ankara të dorëzojë një notë proteste në ministrine e Jashtme Turke, ndërsa ka zhvilluar bisedime me homologët e tij të Gjermanisë, Qipros e Bahreinit, të cilëve u ka shpjeguar pikat kryesore të marrëveshjes që Greqia ka nënshkruar me Egjiptin për zonat e tyre eksluzive detare, duke sjellë në plan të parë edhe provokimet turke.

Nga ana e tij edhe kryeministri Mitsotakis ka komunikuar në mëngjesin e së hënës me presdientin e Këshillit Europian Charles Mishel duke e informuar atë për marrëveshjen në fjalë si dhe për zhvillimet në Mesdheun Lindor ,ndërsa se fundmi ka njoftuar edhe Sekretarin e Përgjithshme të NATO-s Stoltemberg duke i thënë atij se politika e qëndrimeve te ekuilibruara me Turqinë nga ana e Aleances nuk po jep asnjë frut. Pak më pare SHBA me anë të një deklarate janë shprehur të shqetësuara për veprimet e Ankarasë duke ju bërë thirrje autoriteteve turke të ndalojnë çdo operacion kerkimor për hidrokarbure në zonat mbi të cilat Greqia dhe Qipro pretendojnë juridiksionin në Mesdheun Lindor duke theksuar se veprime të tilla janë provokuese dhe rritin tensionet në rajon.