Gati sa nuk “fluturon” – Shoferi e vozitë kamionin me dyer të hapura në rrugët e Kosovës (Video)

Manovrat e rrezikshme të shoferëve në rrugët e Kosovës, shpeshherë po u kushtojnë me jetë qytetarëve.

Një i tillë është incizuar dje teksa rrezikon sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, shkruan Reporteri.net.

Një një video të publikuar në rrjetet sociale, një shofer i një kamioni shihet duke vozitur me shpejtësi të madhe, ndonëse automjeti që e drejton nuk është në gjendje të mirë, përkatësisht duke mos i pasur funksionale dyert mbrapa.

Përkundër kësaj, ky shofer vazhdon të vozisë me dyer të hapura duke rrezikuar sigurinë në komunikacion.

Shikoni videon: