Gati testi që zbulon covi 19 për 5 minuta! Nisin dorëzimet e para në spitalet italiane

Një test i shpejtë dhe i lehtë për t’u përdorur duket se është gati për të zbuluar çdo rast të të prekur nga koronavirus në kohë jashtëzakonisht të shpejtë. Sipas La Repubblica testi kërkon vetëm disa pika të gjakut të pacientit dhe për 5 minuta jep rezultatet duke i lejuar mjekët të identifikojnë menjëherë prezencën e Covid 19 tek pacientët.

Këto teste janë studiuar dhe kryer prova të konsiderueshme nga qendrat kineze të studimit duke konfirmuar se janë efektive. Kjo ka bërë që ato të nisin shpërndarjen gjatë muajit mars tek spitalet e para italiane. Disa zona të ndryshme të kujdesit shëndetësor janë furnizuar tashmë, ndërsa shumë spitale të tjera nga të gjitha rajonet e Italisë po bëjnë porositë e para.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Testi është prodhuar nga kompania ‘Innoliving of Ancona’ së bashku me një marrëveshje me kompaninë multinacionale ‘Zhezhiang Orient Gene Biotech Co Ltd’. Kjo është një pajisje e regjistruar në regjistrat e Ministrisë së Shëndetësisë, pas disa testeve të konsiderueshme si një provë klinike nga qendrat kineze të studimit, spitalet dhe universitetet.