Gatuso preferon mbrojtësin shqiptarë se sa atë serb

Advertisment

Trajneri i Napolit, Xhenaro Gatuso kishte bërë disa deklarata pas ndeshjes së Napolit ndaj Spezias,

në të cilat kishte thënë se ishte gabim i tij që mbajti në fushë mbrojtësin serb Maksimoviq, duke pas parasysh nervozizmin e tepërt të tij.

Reklame

Mediat lokale në Napoli pretendojnë se ndeshjen e ardhshme kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani mund të jetë titullar në ndeshjen e radhës,

në transfertë ndaj Udinezes duke marrë parasysh mungesën e Kalidou Koulibalit. Kujtojmë se Amir Rrahmani ndeshjen e fundit ndaj Kaljarit u inkuadrua në minutën e 87-të.