Gaz lotsjellës dhe zjarr, qytetarët në Francë protestë kundër karantinës

Shumë qytetarë në Francë kanë protestuar kundër vendosjes së karantinës si mas për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Sipas të dhënave, protestuesit janë përplasur me policinë, ndërsa akuzojnë forcat e rendit për imponim të rregullave të karantinës.

Objekte të forta dhe fishekzjarrë u lëshuan mbrëmjen e së martës drejt oficerëve të policisë, duke u vënë zjarrin disa makinave dhe koshave të mbeturinave, ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.

Tensionet në kryeqytetin francez nisën të shtunën, kur një motoçiklist në lagjen veriore, Vilnëv-la-Garen, u përplas me derën e një makine policie të pashenjuar.

30-vjeçari dyshohet se ishte nën ndjekje sepse po qarkullonte pa lejedaljen përkatëse në kushtet e pandemisë.

Sipas dëshmitarëve, mjeti i policisë e hapi derën papritur në mënyrë që drejtuesi i motorit të përplasej, duke i shkaktuar edhe thyerjen e këmbës.

Autoritetet thanë se ngjarja po hetohet ndërsa i aksidentuari ka paralajmëruar padi ndaj oficerëve.

Në disa prej rrethinave të Parisit jetojnë popullsia më e varfër e kryeqytetit me prejardhje të ndryshme.

Të dhënat zyrtare tregojnë se pandemia e virusit i ka goditur ata më fort sesa qytetarët në zonat qendrore për nga bilanci i vdekjeve.

Të hënën, Franca regjistroi mbi 20 mijë viktima nga Covid-19, duke u bërë vendi i katërt në botë që e kalon pragun pas Italisë, Spanjës dhe SHBA-së. Rreth dy të drejtat e vdekjeve janë shënuar në spitale, ndërsa pjesa tjetër në klinikat për të moshuarit./ Opinion.al