Gazeta spanjolle me shkrim racist, e quan Fatin shitës zezak

Advertisment

Gazeta nacionale spanjolle, ABC, ka bërë komente raciste në raportin e saj për ndeshjen mes Barcelonës dhe Ferencvaros në Ligën e Kampionëve, duke e krahasuar Ansu Fatin me “shitës i rrugës zezak i cili ua mbath këmbëve sapo t’i shohë policët duke ardhur”.

Fati pati një mbrëmje tjetër mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve të martën, duke shënuar në fitoren 5:1 të Barcelonës kundër klubit hungarez në Camp Nou.

Reklame

“Ansu ishte afër të shënonte me një goditje të një sulmuesi tipik, duke u rrokullisur në mënyrë të përkryer”, shkroi ABC në raportin e saj.

E përditshmja spanjolle pastaj përdori gjuhë fyese ndaj tij: “Ansu ka një ngjashmëri me gazelë kur vrapon. Ai duket si një shitës i rrugës zezak i ri në moshë, të cilin mund ta shohësh duke ia mbathur këmbëve në Paseo de Gracia (sheshin kryesor në Barcelonë) duke bërtitur ‘ujë, ujë’, kur t’i shohë policët duke ardhur”.

17-vjeçari është duke lënë mbresa të mëdha me paraqitjet e tij përkrah Lionel Messit në ekipin e parë të Barcelonës.

Ai ka zënë vend në su lmin e katalonasve pavarësisht konkurrencës së fortë nga Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele.

Formë të lartë Fati po tregon edhe për ekipin kombëtar të Spanjës. /Gazeta Express/