Gazetarët e punëtorët e mediave do të vaksinohen në fazën e dytë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka realizuar një takim me Kryetarin e SHGM-së, Mladen Çadikovskin, Drejtorin Ekzekutiv Dragan Sekulovskin dhe me Tamara Gërnçaroska dhe Pavle Belovski anëtarë të Këshillit Ekzekutiv të Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe punonjësve medial.

Në taki, sic thuhet në një komunikatë të MSH-së, është biseduar për rëndësinë që gazetarët të jenë në grupin e prioriteteve për vaksinimin kundër COVID-19 për shkak të natyrës së punës së tyre dhe rrezikut të lartë të ekzposimit ndaj këtij virusi.

Reklame

Ministri Filipçe ka njoftuar se konform Planit Kombëtar për vaksinimin anti-covid, gazetarët dhe punonjësit e mediave tashmë janë përfshirë në fazën e dytë të imunizimit dhe hyjnë në kategorinë e qytetarëve që vijnë nga institucione vitale për funkdionimin e shtetit, që do të thotë se do të vaksinohen menjëherë pas përfundimit të vaksinimit të grupeve që janë paraparë në fazën e parë, për të cilët procesi filloi dje.

Vaksinimi për gazetarët dhe punonjësit e mediave nga radiodifuzerët, mediat e shtypura dhe online, në gjithë territorin e vendit, do të jetë vullnetarisht.

Përgatitja e listave e të interesuarve për t`u vaksinuar do të duhet të dorëzohen nga secila media veç e veç, në bashkëunim me SHGM-në, Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe punonjësve medial dhe MSH-së.

Termini për vaksinim I mediave do të vërtetohet konform protokolleve për imunizimin të MSH-së, kurse detajet e procesurës së paraqitjes do të bëhen publike gjatë dy javëve në vijim.