Gazetari Furkan Saliu ka një mesazh për rininë e Hasanbegut

Gazetari Furkan Saliu ne rrjetin e tij facebook shkruan:

O vëllezër të Hasanbegut, ju lutem mos i leni motrat, bijat e juaja të ecin vet nëpër rrugët e këtij fshati të nemun. Ose nëse i leni, të paktën ua blini nga një revole dhe mësoni se si ta përdorin sepse në rrugët e këtij fshati ka rini të çmendur.

Reklame

Rini të frustruar seksualisht.

Rini që i ka bë nga 25 vjet e ende nuk ka fol me femër në mënyrë normale.
Rini që të vetmin mesazh në inbox e ka prej babës, ku ky i shkruan ma kthe veturën se më duhet.

Rini që e xhiron vetën tu bo faca e tu dëgju muzikë në veturë dhe i doket vetja facer. Rini që mendon se me motor të zhurmshëm tërheq vëmendje.

Rini që online bota e ka çmend. Rini që nuk ka ide se si doket një muhabet normal në katër sy me shokun, shoqen, simpatinë.
Rini që i vërsulet femrës me veturë tu mëndu se ashtu ka me ia tërheq vëmendjen.
Rini që kufirin e ka te 45-q’ja.

O vëllezër të Hasanbegut, merreni birin, vëllain, uleni dhe folni më të.
Tregoni se më fraer je nëse sillesh mirë.
Nëse nuk e gjuan kanaçen e golldeneagle prej dritares së veturës që ju ua keni ble.

Tregoni se askush nuk ka mbet pa martu. Bindeni se ponhub është duke iu bë dëm.
Merreni edhe zgjerojani horizontet, le të sheh pak rreth vetës dhe do ta kupton se në çfarë gjendje të mjerueshme është. Janë disa gjëra që mësohen në shtëpi…