Gazetari nga Shkupi ka një mesazh për Zaevin

48

Ejup Berisha
Z:Kryeministër pse fajtorët për mosmarrjen eventuale të dates nga BE për anëtarsim të mos kërkohen këtu te ne?

Z. Kryeministër a janë ka të dëgjojnë veshët se çfar po flitni e se cfar po thuani ju lutem. Paskeni thënë në një deklaratë publike se nëse nuk marrim datë për fillimin e bisedimeve për antarsimin e RVM-së në Bashkimin Europjan fajtore për këtë gjë do të jetë Shqipëria. Hahahahaha sa deklaratë qesharake dhe të pakuptimtë kamë dëgjuar nga ju, një të tillë apo të ngjashme nuk e kamë dëgjuar që moti nga ndonjë njeri tjetër politik përpos nga ju Z Kryeministër.

Pra i nderuari shef i Qeverisë po ju pyes edhe njëherë se pse mendoni se fajtore për mos marrjen eventuale të dates nga BE do të jetë 0Shqipëria pra flas për mosmarrje të datës për fillimin e bisedimeve për antarsim të vendit në BE.

Ju si duket keni harruar se institucionet e Bashkimit Europjan kanë qenë shumë të qarta kur kanë thënë se çasja e cdo shteti kandidat drejt antarsimit në Bashkimin Europjan është individuale e jo grupore apo dhe kolektive.

 

Ne pra si shtet për marrje të statusit të kandidatit për antarsim në Bashkimin Europjan kemi aplikuar vetëm pa Shqipërinë qysh në vitin 2004. Këtë e kemi bërë edhe pa Malin e Zi pa Kroacinë dhe pa Serbinë.

Pse Kryeministër nuk thuani se fajtorë për këtë ngjarje të pakëndëshme që mund të ndodhë gjatë këtyre muajve në vijim mund të jemi ne vetë ne këtu në RVM e jo dikush tjetër nga jasht. Sipas një logjike të sVënoshë nëse Republika e Maqedonisë së veriut nuk merr datë për fillimin e bisedimeve me BE-në fajtore është vetë RVM e nëse Republika e Shqipërisë nuk merr datë për fillimin e bisedimeve me BE-në fajtore është vet Shqipëria e jo Republika e Maqedonisë së Veriut.

Bashkimi Europjan Z. Kryeministër kur u ka dhënë detyrime dhe obligime shteteve kandidate për përmbushje të kushteve për antarsim ato ua ka dhënë veç e veç çdo shteti e jo kolektivisht shteteve të rajonit të Ballkanit Perendimor.

Bashkimi Europjan është e saktë se i shqyrton konstelacionet si dhe rrethanat politike dhe të sigurisë në rajon para se ti çaset procesit të antarsimit të shteteve të rajonit në mesin e saj por mendoj se edhe i regjistron mirë detyrimet dhe obligimet e kryera dhe të pakryera nga shtetet kandidate për antarsim. Ku janë detyrat e kryera nga ana jonë si shtet kandidat Kryrministër.

Të fillojmë me rradhë: Ku është sundimi i së drejtës, ku është Demokracia,ku është sistemi i respektimit dhe mbrojtjes të të drejtave dhe lirive të njeriut. Më tej çfar kemi bërë me sistemin Gjyqsor a kemi instaluar minimum drejtësi në shtet. Z Kryeministër a e kemi eliminuar diskriminimin këtu te ne më thuani pra z Zaev.

Z.Kryeministër a bën të flasim dhe lirshëm të debatojmë për këto qështje ju lutem apo të tregojmë se sa kemi punuar në plotësimin e kushteve të nevojshme për marrjen e dates për fillimin e bisedimeve për antarsim në Bashkimin Europjan. Pse Z.Kryeministër fajtorin eventual për mosmarrje të datës për fillimin e bisedimeve nuk e kërkojmë brenda neshë këtu në RVM.

Psh fajtor të mundëshëm mund të jenë zëvëndësi i juaj në Qeveri Bujar Osmani si Z.v Kryeministër për Qështje Europjane dhe Partia e tij politike Bashkimi Demokratik për Integrim e cila është zotuar se intenzivisht po punon dhe do të punojë për realizimin e objektivit kryesor pra për Antarsimin e vendit tone në Bashkimin Europjan dhe në NATO.

Nëse eventualisht ndodh që ne të mos marrim datë për fillimin e bisedimeve për antarsim në BE atëher athua fajtori ka adresë dhe ajo mund të jetë Reçica e madhe vendi ku ndodhet selia e Bashkimit Demokratik për integrim.

Por këta nuk janë të vetëm në këtë proces këtyre u bashkangjiten edhe Pallati Presidencial Francez i Elizeut me Presidentin e Francës Emanuel Makron si dhe Holanda shtete të cilat shumë fuqishëm e kundërshtojnë zgjërimin e Bashkimit Europjan pa arritjen e një objektivi mëse të nevojshën reformimin e BE-së pasiqë kjo organizatë ndërkombëtare ndodhet në krizë të madhe identiteti pas rritjes së ndikimit të forcave politike radikale dhe skeptike branda saj.