Gazetari nga Shkupi ka një sugjerim për Zoran Zaevin

59

Ejup Berisha

Zoti Kryeministër vendit urgjentisht i duhet Qeveri reformatore për zbatimin e reformave për në BE.

Z. Kryeministër më dëgjoni shumë shkurt ju lutem, pra ajo që dua tu theme është kjo pra RVM-së urgjentisht i duhet një Qeveri reformtore. Z Kryeministër Zoran Zaev në vend të rikonstruimit të Qeverisë i cili u bë para disa ditëve nga ana e juaj këtu në RVM ju themë se në vend të kësaj është dashur që ju shumë shpejtë që ta dorëzoni mandatin tuaj të Kryeministrit dhe të pajtoheshit që të formohet një Qeveri krejtësisht e re që do të quhej reformatore, e cila do të përbëhej nga ekspertë të fushave të ndryshme të aktiviteteve shtetërore dhe publike dhe e cila Qeveri do të merrej shumë intenzivisht me zbatimin e reformave kyçe të cilat janë shumë të nevojshme dhe të domosdoshme për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për antarsimin e vendit në Bashkimin Europjan.

Më falni që këtë ide po ua shpalos tani ndoshta pak vonë thash ne na duhet një Qeveri reformatore duke e pasur parasyshë faktin se për tu bërë pjesë e Bashkimit Europjan Republika Veriore e Maqedonisë duhet ti zbatoj reformat e parashtruara nga Institucionet relevante të BE-së, gjë që asnjë përbërje e deritashme qeveritare nuk i ka zbatuar sa duhet dhe si duhet këto reforma te ne.

Se po ti zbatonin ashtu siç kanë sygjeruar dhe rekomanduar ata nga BE vendi ynë tanimë nuk do të priste se çfar do të vendosnin institucionet e Bashkimit Europjan në muajt e ardhëshëm në aspekt të dhënies së datës për fillimin e bisedimeve por qysh para disa javëve ne do ta kishim marrë datën e nevojshme për fillimin e bisedimeve për anëtarsim në BE. Prandaj nëse ju subjekti juaj dhe strukturat e tjera qeveritare janë të interesuara që vendi të marrë datë të sigurtë dhe të shpejtë për anëtarsim në BE të gjithë ju duhet të dakordoheni njëzëshëm me propozimin tim që të formohet ajo Qeveri reformatore dhe kjo me shpejtësinë më të madhe të filloj ti zbatoj reformat siç thash pa të cilat nuk ka dhe nuk do të ketë BE për shtetin tonë.

Z Kryeministër Zoran Zaev Qeveritë e rëndomta të përbëra nga anëtarë të Partive politike saher që kanë thënë se janë reformatore asnjëher nuk kanë dalë të tilla.Me këtë dua të ju themë se mu ato që janë deklaruar shumë zëshëm se janë reformatore përher janë treguar të pagatshme dhe të pavullnetshme që të zbatojnë reforma. Shembuj nga praktika e kaluar kemi shumë.

Z.Kryeministër dua tu themë por ju mos u hidhëron ju lutem se edhe ju jeni deklaruar si Qeveri e ndryshimeve dhe e reformave por jo si duket edhe ju në këtë drejtim nuk jeni treguar aq të vendosur dhe efikas, Strukturat partiake politike asnjëher nuk kanë dashur edhe nëse kanë ditur që të bëjnë reforma nuk i kanë bërë ato reforma asnjëher sa duhet dhe deri në fund. Kjo ka ndodhur dhe ndodh pasiqë ato nuk kanë pasur dhe nuk kanë vullnet që ti çasen procesit të reformave ose pse disa prej tyre nuk kanë ditur se si ti zbatojnë reformat .

Sipas kësaj del konstatimi dhe përfundimi i përgjithshëm se Qeverite politike asnjeher nuk jane treguar të vullnetshme që te bejne apo dhe që të zbatojnë reforma. Prandaj këtu te ne në vend të kësaj Qeverisë së rëndomtë dhe aktuale le të formohet Qeveria reformatore në krye me ekspertë të cilët nuk do të pyeten se a dojnë të zbatojnë por që kushtimisht do të jenë të detyruar që të zbatojnë reforma sepse neve datat dhe afatet e BE-së na detyrojnë që të veprojmë sa më shpejtë nëse duam që sa më shpejtë të bëhemi shtet anëtar i BE-së.