Gazetari Saliu ka disa fjalë për policët që sul mohen nga qytetarët

Advertisment

Gazetari Furkan Saliu ka komentuar su lmet e fundit që qytetarët ua bëjnë policëve në disa vendbanime në Maqedoni.

Ja çka shkruan ai në profilin e tij në facebook:
Këto incidentet e fundit mes policisë dhe në shumicën e rasteve, djem të rinj, janë provë se ne policinë e shohim si ar mik, e jo si mbrojtje nga kr imi dhe si rojtar të rendit publik.

Reklame

A kemi faj që i shohim ashtu? Aspak!
Në shumicën e rasteve, 1 në 3 polic është i korruptuar ose ka lidhje me nëntokën, e për shkak këtij fakti, besimin në drejtësi ka humbur… E kanë humbur edhe ata 2 policët që janë kolegë me atë të parin që kur don vjen në punë, e çka don bon.

Sa bosa lokal i kemi që kur kalojnë rrugëve policia e ul kokën? Plotë! E ato tjerët që duan me të vërtetë të vendosin rend, tentojnë dy, tre herë dhe heqin dorë, sepse as vet MPB nuk i mbron.

Situata me nëpunësit e policor është JOKE nëse e krahason se në çfarë gjendje është zinxhiri komandues…

Sa është i nevojshëm vetingu në gjykata, aq është i nevojshëm edhe vetingu në polici.
MPB nisi një proces para zgjedhjeve, por se si përfundoi askush nuk e din.
Krejt çka po du me thënë është se 𝗥𝗘𝗦𝗣𝗘𝗞𝗧𝗜 nuk është dhuratë që jepet, ose dhunti që ta ka dhënë zoti, ai 𝗙𝗜𝗧𝗢𝗛𝗘𝗧 me punë të ndershme dhe vendosmëri.