Gazetari Saliu: Mjerë ne për funksionarët tanë…

Gazetari Furkan Saliu në profilin e tij në Fejsbuk sonte ka shkruar mjerë për ne për funksionarët tanë.

Shkrimi i tij vjen si reagim pas leximit të shumë statuseve me mllef ndaj gazetarëve.
“Të nderuar, shumë herë lexoj statuse plotë me mllef ndaj gazetarëve dhe në shumicën e rasteve me të drejtë, por duhet ta dini se MUNDIN që NE e japim për të prodhuar një kronikë prej 2,3 minutash është shumëfish më i madh se mundi që e japin kolegët maqedonas.

A e dini pse? Sepse funksionarët tanë s’kanë ****

Kërkon leje për xhirim, të thonë ska shansa, të nesërmen e sheh kronikën në tv maqedonase. E tani ti pret k’ta me kry naj punë më t’madhe?
Ti #NATO? Ti #BE? Abe ec mo m’qit prej zhglebi”, shkroi Saliu.