Gazetari shqiptar që jeton në Pekin: Ja si po përpiqet Kina të ‘vrasë virusin’

Advertisment

Gazetari shqiptar Edison Myrteza i cili jeton dhe punon në Kinë ka treguar më tepër detaje rreth situatës dhe përballimit të koronavirusit nga autoritet atje.

Myrteza u shpreh se nga raportimet aktualisht bëhet me dije se kanë humbur jetën 41 persona, ndërkohë që numri mund të jetë edhe më i lartë.

Reklame

Më tej ai u shpreh se për të mos lejuar më tej përhapjen e virusit, autoritet kineze kanë mbyllur institucionet publike, si dhe po përhap me anë të avionëve ilaçe për dezinfektimin e zonës.

‘Unë njoh disa shqiptarë këtu prej tyre dhe nga informacionet që kam marrë në mënyrë personale, të paktën nga 5 shqiptarë që ndodhen këtu disa prej tyre janë larguar në Shqipëri për shkak të vitit të Ri Kinez dhe pushimet që kanë marrë këtu. Ndërkohë dy prej tyre që janë këtu, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Nuk mund të them se numri i viktimave mund të jetë ky numër 41, por mund të jetë edhe më i lartë.

Unë sapo kam ardhur në Kinë dhe nuk mund të largohem nga vendi, por do të marra masat e mia dalje me maskë dhe të evitoj ambiente publike. Dhe qeveria kineze ka mbyllur edhe institucionet kulturore në mënyrë që mos të përhapet virusi.

Nga informacioni që kam marrë në mënyrë zyrtare, me disa helikopter apo aeroplan qeveria kineze po lëshon dezinfektim apo me ilaçe të ndryshme që të ‘vrasin’ virusin, apo të kufizojnë përhapjen e tij. Do të hapet edhe një spital i madh vetëm për trajnimin e këtij virusi.’- u shpreh Myrteza nga Kina. /Faxweb