Gazetari tetovar: Jemi shqiptar me rrënjë, nuk jemi mall që shitemi në treg për pesë pare

Advertisment

Kanë vazhduar reagimet e shumta kundër kreu të LSDM-së që kanë të bëjnë me bisedat e tij të fundit kur Zaev i ofendon shqiptarët informon TetovaSot.Me këtë rast ka reaguar edhe gazetari Urim Saliu.

Përpara se të kem një bindje politike qoftë edhe anti BDI, unë jam shqiptarë.Jam i tillë me rrënjë, histori ,identitet.Nuk lejoj dikush të më fyejë dhe poshtërojë deri në këtë pikë.

Reklame

Nuk e durova as Jankullovskën kur na quajti ” Indijanci” dhe nuk e duroj as Zaevin dhe Zaevët tjerë maqedonas.Ky mllef maqedonas ndaj neve duhet të mbarojë përgjithmonë.Kemi shumë më tepër gjëra se ata që mund të mburremi dhe nuk mund të lejojmë fyerjet poshtëruese
Ne nuk jemi mall që shitemi në treg për pesë pare.