Gazetarja amerikane sfidon Trumpin: Nxirr videon ku Vuçiç e Hoti janë puthur!

Advertisment

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në disa tubime zgjedhore ka përmendur marrëveshjen e nënshkruar në Uashington në shtator mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se për 20 minuta ka arritur që të ndalë vr asjet mes shqiptarëve dhe serbëve, duke deklaruar madje se liderët e të dy vendeve pas nënshkrimit të marrëveshjes janë puthur e përqafuar në Zyrën Ovale. Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar gazetarja amerikane që mbulon Ballkanin, Valerie Hopknins.

Reklame

Ajo ka ironizuar me Trumpin duke kërkuar që të shfaqet videoja ku liderët kosovarë dhe ata të Serbisë përqafohen mes tyre.

“Pse askush nuk e tregon videon ku presidenti Vuçiç dhe kryeministri Hoti përqafohen dhe puthen në Zyrën Ovale. Me padurim po e pres këtë pamje”, ka shkruar ajo.