Gazetarja zbulon të vërtetën për Zafën, ai nuk është i gjatë 1 e 83 (video)

Advertisment

Zafir Berisha para dy ditësh është emëruar koordinator nacional për Siguri Kibernetike të Kosovës. Emërimi i Berishës në këtë pozitë u pa me çudi nga shumë persona, ndërsa edhe më i pazakontë ishte arsyetimi i tij me ironi për emërimin e tij në pozitën e koordinatorit për kibernetikë.
Ai kishte thënë se është i gjatë 1.83 metra, si arsyetim ironik për t’u vetëkonsideruar si specifik për këtë pozitë.

Sot, gazetarja e #Gjesit, Syzana Hajradini, e ka provuar këtë deklaratë të Berishës. Kur është matur, gjatësia e tij ka dalë të jetë 1.80 metra.

Reklame

“Jam i gjatë 1.83 metra. Për këtë jam specifik. Askush nga kolegët e mi nuk është sa unë”, kishte deklaruar Berisha para dy ditësh, kur është pyetur për specifikat që posedon për t’i ushtruar detyrat e koordinatorit për kibernetikë.

Pas emërimit të tij, atij i ishte hakuar llogaria personale në Facebook.