Gebreisus: Ka shenja shprese në luftën kundër pandemisë

Advertisment

Organizata botërore e shëndetësisë sot vlerësoi se ngadalë por paraqiten shenja të shpresës në luftën kundër pandemisë me Kovid-19, por paralajmëroi se shtetet do të duhet të vazhdojnë të punojnë në masat preventive me qëllim që të kufizohet përhapja e koronavirusit të ri.

Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebreisus në brifingun onllajn theksoi se ekzistojnë shenja shprese edhe pse edhe më tej po rritet numri i rasteve të reja në shumë pjesë të botës.

Reklame

Ai e përshëndeti lajmin për rezultatet fillestare nga hulumtimet klinike se steroidi i lirë dhe me shtrirje të gjerë, deksametazon, mund të ndihmojë në mjekimin e pacientëve.

Drejtori ekzekutiv i OBSH-së për programe të jashtëzakonshme, Majk Rajan theksoi se është me rëndësi përdorimi i deksametazonit të rezervohet për mjekim të rasteve të rënda nga koronavirusi i ti.

Në hulumtimin e ekipit të shkencëtarëve nga Oksfordi, rreth 2.000 pacientëve në spital u është dhënë deksametazon dhe rezultatet e tyre ishin krahasuar me rreth 4.000 pacientë të cilët nuk e pranuan ilaçin. Pacientët në respirator kishin rrezik të ulur të vdekjes prej 40 në 28 për qind, përderisa pacientët në oksigjen kanë rrezik të ulur nga vdekja prej 25 në 20 për qind.

Mjekët, gjithashtu, e cekin edhe çmimin e tij, sepse trajtimi me këtë ilaç për 10 ditë kushton rreth pesë funta për pacient, apo 35 për të shpëtuar jetë, ndërkaq me atë rast, ai është i kapshëm në mbarë botën./MIA