Genta Cakaj jep dorëheqje nga posti i ministrit të jashtëm, ja reagimi i Ramës!

Gent Cakaj këtë të martë i ka paraqitur kryeministrit Rama dorheheqjen nga posti i ministrit të Jashtëm. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, Cakaj shkruan se ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, pasi sipas tij misioni i tij ka përfunduar.

“Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë”, shkruan ai.

Reklame

Mbi këtë vendim të papritur Cakaj shprehet se pas përfundimit me sukses të disa punëve të rëndësishme, pas zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, nuk synon të angazhohem si kandidat për deputet, duke e konsideruar një kapitull të mbyllur shërbimin e tij në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar.

“Dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim ndaj Kryeministrit Rama, për besimin e dhënë dhe bashkëpunimin e ngushtë në rrethana jo të lehta për Shqipërinë. Po ashtu, u jam shumë mirënjohës të gjithë bashkëpunëtorëve dhe stafit të MEPJ, për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e përbashkët, për të ndërtuar një sistem diplomatik të denjë për ambiciet e Shqipërisë evropiane dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit qytetar e kombëtar.

Në mbyllje, nënvizoj, mes tjerash, se angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim.

Faleminderit nga thellësia e zemrës të gjithëve për mbështetjen, kritikat e punën e përbashkët! E keni për jetë mirënjohjen time – shërbimi ndaj jush ka qenë nderi më i madh i jetës sime!”, përfundon statusi i Cakajt.

Kujtojmë që më herët, kryeministri Rama njoftoi mbi ndryshimet e reja në kabinetin qeveritar.

Cakaj është zëvendësuar menjëherë me ministren Olta Xhaçka. Ndërsa Xhaçka është zëvendësuar nga Niko Peleshi dhe do të jetë ky i fundit ai që do të mbajë detyrën e ministrit të Mbrojtjes.