Genta me të dashurin në fluturim romantik me helikopter mbi Chicago

Advertisment

Genta me të dashurin shohin gjithë Chicago-n nga lartë me helikopter.

Genta Ismajli po jeton ndoshta ditët më të bukura të jetës së saj.

Reklame

Këngëtarja po shëtit botën me të dashurin e saj turk, Husein Usta, ndërsa ndalesa e radhës për ta ka qenë Amerika, saktësisht Chicago ku këngëtarja është rritur dhe ka familjen, shkruan Gazeta Express.

Genta e ka njoftuar familjen e saj me të dashurin në një darkë ku janë mbledhur të gjithë dhe kanë pozuar të qeshur në një foto.

E derisa ata po vazhdojnë të qëndrojnë në Chicago, kanë shfrytëzuar një natë të bukur që të bëjnë një xhiro përreth qytetit me shumë drita, me helikopter.

Genta ka ndarë me ndjekësit e saj me anë të një postimi foto dhe video nga ky fluturim romantik, ndërsa ka shfaqet shumë e dashuruar me përshkrimin e postimit.

Këngëtarja shkruan: “Çdo histori dashurie është e bukur, por e jona është më e preferuara”./Gazeta Express/