Genti Kruja: Feja inkurajon shkencën në zbulimin e vaksinës

Genti Kruja, nga Këshilli ndërfetar i Shqipërisë, thotë se Muaji i Shenjtë i Ramazanit këtë vit do të jetë ndryshe, sepse do të mungojnë iftaret e masive me miqtë dhe familjarët, por gjithashtu do të mungojë edhe falja e Taravisë.

Ai thotë se feja inkurajon shkencën në zbulimin e vaksinës e koronavirusit.

Sipas tij, Komitete Fetare kanë këshilluar gjithmonë besimtarët që t’u përmbahen rregullave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Qeverisë Shqiptare.