Georgina në rolin e berberit, ia hjek flokët Ronaldos në kushte shtëpie (Video)

Të gjithë në mënyra të ndryshme po tregojë se si ka ndikuar izolimin në shtëpi në jetën e tyre.

Njëjtë kanë vepruar edhe çifti i njohur, Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez.

Futbollisti i Juventusit i cili prej kohësh jetonte në Itali, është rikthyer në vendlindjen e tij në Maderia të Portugalisë për të qëndruar në karantinë bashkë me familje, shkruan Indeksonline.

Ashtu si pjesa më e madhe e meshkujve që këtë kohë e kanë problemin e rritjes së flokëve as mbylljes së sallonëve të frizerëve, edhe futbollisti 35 vjeçari ka të njëjtin ‘hall’.

Por, ai ka gjetur një person adekuat për ta bërë këtë punë e ajo është partnerja e tij, Georgina.

Në një video që portugezi ka ndarë me adhuruesit në Instagram, shihet Georgina teksa ia rruan flokët pa asnjë problem.

“Qëndroni në shtëpi dhe bëjeni me stil”, ka shkruar Ronaldo sipër videos.

Kujtojmë që edhe David Beckham përmes një fotografie tregoj se i ka prerë flokët vet.

Video:

https://www.instagram.com/p/B-jykkWAhiM/?igshid=k5lyjlhgbuaf