Gerrard trajneri më i frikshëm aktualisht në Evropë

Advertisment

Glasgow Rangers po shkel kundërshtarët në Skoci dhe Evropë. Stiven Gerrard po dëshmon se mund të jetë trajneri i të ardhmes në futbollin evropian e botëror. Ish-kapiteni i Liverpoolit ka regjistruar statistika absolutisht të pabesueshme këtë sezon me gjigantin skocez.

Në 15 ndeshjet e para, Rangers ka shënuar 13 fitore, ndërsa në 12 ndeshje nuk ka pranuar asnjë gol duke mbajtur rrjetën e pastër. Besoni apo jo, skuadra e Gerrard ka shënuar plot 38 gola, ndërsa ka pranuar vetëm katër.

Reklame

Madje, Rangers ka arritur që këtë sezon të fitoj edhe në udhëtim te Celtic, si dhë në Europa League në udhëtim te Standard Liege.

Gerrard në garat për kualifikime në Europa League e ka eliminuar edhe Galatasarayn nën drejtimin e strategut Fatih Terim.

Me këtë start fantastik, Gerrard është në rrugë të mirë që të kthej titullin te Rangers pas shumë viteve të dominimit të Celtic./Indeksonline/