600 racione ushqimi për 15 ditë janë shpërndarë gjatë muajit të Ramazanit në Gostivar, përmes iniciativës “Dhuro një iftar – ndihmo një biznes”. Iniciativa individuale e Imërlije Saliut nga Gostivari, gjeti mbështetje të madhe të bamirësit. E njejta prashihte ndihmë në dy drejtime, ushqim për nevojtarët dhe ndihmë për bizneset, konkretisht restorantet dhe piceritë e qytetit, pasi të njejtat pësuan humbje për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme nga pandemia me virusin korona.
Saliu e vazhdon iniciativën e saj, por në një formë pak më ndryshe se ajo që ishte nga fillimi i muajt të Ramazanit. Pasi i afrohemi festës së Bajramit, iniciativën e ka quajtur “Gëzo një fëmijë – ndihmo një biznes”. Kësaj radhe sigurohen tesha për fëmijë për festën e Bajramit. Saliu tha se për disa ditë, kanë aritur të sigurojnë tesha të reja për rreth 100 fëmijë.
Bamirësit që dëshirojnë t’i bashkangjiten kësaj iniciative, mund të kontaktojnë drejtpërdrejtë me nismëtaren e saj ose në rrjetet sociale. Iniciativa do të mbyllet tre ditë para festës së Fitër Bajramit.