Ghetto Geasy po e sjell ‘bombën’

23

Postimi i fundit i Ghetto Geasyt i ka gëzuar shumë fansat.

Para disa ditësh njëri nga menaxheri i BabaStars, Dekorim Sahiti ka treguar për lajmi.net se Getoar Selimi dhe Majk do të vijnë me nga një projekt të ri muzikor dhe të dya këngët do të jenë solo, shkruan lajmi.net.

Emri i grupit BabaStars së fundmi ka qenë shumë i lakuar nëpër media pas largimit të disa prej emrave të njohur dhe për lajmi.net Sahiti ka zbuluar po ashtu se pas gjithë kësaj grupi do të ri-formatizohet dhe për momentin janë fokusuar në këto gjëra, pra në projekte të reja dhe në ri-formatizim të grupit.

Tani ishte Geti ai i cili me një foto në Instagram ka lënë të kuptohet se kënga e tij është gati dhe ky fakt i ka gëzuar shumë fansat të cilën i kanë shkruar komente pranë fotos.

“Koha per me leshu nje  …”, ka shkruar Ghetto Geasy në Instagram.