Gili e Bigi – manekene në Kemer të Turqisë (FOTO)

76

Dy këngëtare të rrymës së ndryshme dhe të zhanreve krejtësisht tjetër.

Janë këto Gili dhe Big Mama, fytyrat më të kërkuara dhe më të ndjekura, shkruan Kosovarja.

Secila e ka publikun e ndarë, por kur vjen puna tek të dyja vështirë se mund ti ndajnë, sepse që nga fillimi kanë arritur të fitojnë simpati të madhe nga të gjithë.

Ato shpesh janë të angazhuara të performojnë së bashku në mbrëmje të ndryshme, e sidomos kur vjen puna për emisione ato kulmojnë ndër të parat në vend.

Krahas kësaj, përveç bashkëpunimeve profesionale, ato edhe pushimet i kalojnë së bashku, gjë që lëjnë të kuptojmë se ndajnë një miqësi të fortë dhe të veçanë.

Meqë, ka filluar vrulli i pushimeve, dhe një pjesë e estradës kanë ikur në destinacione të ndryshme, e ndër to edhe protagonistet në fjalë.

Ato, këto ditë janë parë në Turqi, ku edhe imazhet dhe momentet e bukura që po kalojnë, nuk po i kursejnë fare që ti shpalosin.